Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev.
Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe Paris Match. “Urime të gjithë ekipit tonë të mrekullueshëm. Pas ceremonisë, pata mundësinë të bisedoja me anëtarët e jurisë së kritikëve. Vendimi i tyre për të vlerësuar filmin tonë u mor plotësisht unanimisht. Secili prej tyre do ta shqyrtojë filmin për median e tyre, gjë që do të ndihmojë në shpërndarjen në kinema të “Made in EU in France”, komentoi Komandarev.
Stefan Komandarev
FOTO: Arras Film Festival
Ndalesa tjetër për prezantimin e “Made in EU” është më 18 nëntor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Gijón, në Spanjë – në programin e konkurrsit “Mjeshtër të Kinemasë Bashkëkohore”, raporton BTA.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: MADE IN EU Movie, Arras Film Festival