Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen e ndotjes nga automjetet. Bullgaria merr pjesë në dy nga këto projekte dhe do të marrë fonde për sigurimin e stacioneve të karikimit elektrik për automjete të lehta dhe të rënda, raporton BTA.
Në njërin nga projektet, Bullgaria dhe Rumania do të marrin së bashku 7.86 milionë euro për 88 stacione karikimi për kamionë me kapacitet të paktën 150 kW dhe 87 stacione me kapacitet mbi 350 kW, të vendosura në 25 lokacione.
Në projektin e dytë, me vlerë 7.38 milionë euro, vendi ynë do të marrë fonde së bashku me Kroacinë dhe Poloninë për ndërtimin e më shumë se 200 stacioneve të karikimit. Parashikohet që në Bullgari të krijohen 23 stacione karikimi përgjatë Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (TEN-T).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA