LAJME

Artikull

Nga “Lukoil” njoftuan se nuk do të ndërpresin aktivitetin dhe furnizimin me karburante në Bullgari

Martë, 18 Nëntor 2025, 07:27

Rumen Specov

Rumen Specov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Shoqëritë e kompanisë ruse të naftës “Lukoil” do të vazhdojnë të punojnë me transparencë të plotë dhe furnizimet me karburante nuk do të ndërpriten. Kjo thuhet në një njoftim të firmës ruse, të nënshkruar nga administratori i ri i posaçëm tregtar, Rumen Specov. Grupi i shoqërive të “Lukoil”-it në Bullgari mbetet plotësisht i angazhuar për ruajtjen e stabilitetit, parashikueshmërisë dhe sigurisë në sektorin energjetik, duke zbatuar kontroll të rreptë financiar dhe respektim të plotë të rregulloreve dhe regjimeve sanksionuese ndërkombëtare, thuhet më tej në njoftimin e “Lukoil”.
Rumen Specov do të jetë përfaqësues i rafinerisë së Burgasit dhe drejtor i saj operativ, së bashku me Evgeni Manjahin, rus me pasaportë zvicerane, kryetar i këshillit drejtues.
REUTERS njoftoi se kompania “Chevron” mund t’i bashkohet korporatës “Carlyle” në garën për blerjen e aseteve të “Lukoil”-it jashtë vendit, të vlerësuara në të paktën 20 miliardë dollarë. Për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, SHBA ka vendosur sanksione ndaj kompanive ruse të naftës.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا