Dënimet për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari deri tani ishin të kufizuara. Nevojitet përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit në këto nivele. Këtë e deklaroi komisioneri evropian për drejtësinë, Majkëll Makgrat, pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së. Këshilli i ministrave diskutoi çështjen e sundimit të ligjit në Bullgari, Gjermani, Irlandë dhe Çeki, njofton BTA. Sipas Makgrat, ende ka mangësi në rregullat për integritetin e zyrtarëve të lartë. Nevojiten përpjekje shtesë për të siguruar efikasitetin e punës dhe pavarësinë e Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit, shtoi ai.
Ministri i drejtësisë Georgi Georgiev theksoi se Bullgaria ka arritur gjatë 10 muajve të fundit të kompensojë vonesat e 3 viteve të fundit në zbatimin e reformave të parashikuara në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të vitit 2022.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova