Artikull
Menaxheri special i "Lukoil Neftohim" shkarkoi kreun e bordit drejtues të kompanisë
Martë 18 Nëntor 2025 13:51
Martë, 18 Nëntor 2025, 13:51
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA. Manjahin mban vetëm vendin e tij si anëtar i bordit drejtues të kompanisë. Ndryshimet ende nuk janë regjistruar në Regjistrin Tregtar dhe kërkesa për regjistrimin e rrethanave të reja është duke u përpunuar.
Sa i përket tre kompanive të tjera, pjesë e grupit rus "Lukoil" në Bullgari - "Lukoil Aviation Bulgaria", "Lukoil-Bulgaria Bunker" dhe "Lukoil-Bullgaria", nuk janë ndërmarrë ende veprime të ngjashme me ato të përmendura tashmë në lidhje me "Lukoil Neftohim Burgas", sipas një reference në Regjistrin Tregtar. Me vendimet e marra më 17 nëntor, shtetasi rus Mihaill Sizov dhe menaxheri i posaçëm komercial Rumen Specov u regjistruan si menaxherë të "Lukoil Aviation Bulgaria". Të dy janë gjithashtu menaxherë të "Lukoil-Bulgaria Bunker".
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES