POLITIKË

Artikull

Gjykata Kushtetuese u shpreh për refuzimin e referendumit për euron

Martë, 18 Nëntor 2025, 15:36

Gjykata Kushtetuese u shpreh për refuzimin e referendumit për euron

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me refuzimin e ish-Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të paraqitur për shqyrtim propozimin e Presidentit Rumen Radev për një referendum me pyetjen nëse Bullgaria duhet të bashkohet me eurozonën nga 1 janari 2026.
"Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka autoritetin për të vlerësuar kërkesat e përcaktuara me ligj, sipas të cilave është i lejueshëm një referendum kombëtar, dhe për të hedhur poshtë një propozim të bërë nga një subjekt i autorizuar me ligj. Ky autoritet, në bazë të Kushtetutës, i përket vetëm Asamblesë Kombëtare", vëren vendimi i gjykatës, i cituar nga BNR "Horizont".
Në qershor 2025, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë pjesën më të madhe të pyetjeve kushtetuese të parashtruara nga Presidenti Rumen Radev në lidhje me kërkesën e tij për referendum, duke lejuar vetëm një interpretim mbi kompetencën e kryetarit të parlamentit për t’u shprehur mbi këtë çështje. Nga vendimi i sotëm rezulton se Asambleja Kombëtare nuk e ka refuzuar kërkesën e Rumen Radevit për referendum, thekson faqja juridike lex.bg.
Siç dihet, Bullgaria do të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA - arkiv