LAJME

Artikull

U diskutua ndërtimi i një qendre të dhënash të Google në Bullgari

Martë, 18 Nëntor 2025, 16:24

Valentin Mudrov dhe Annette Kroeber-Riehl

Valentin Mudrov dhe Annette Kroeber-Riehl

FOTO: Ministria e Qeverisjes Elektronike

Madhësia e shkronjave

Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i Qeverisjes Elektronike Valentin Mundrov tha se partneriteti midis Bullgarisë dhe gjigantit të teknologjisë është strategjikisht kyç për vizionin e qeverisë - shndërrimin e vendit në një qendër rajonale për inteligjencën artificiale dhe dixhitalizimin.
"Bullgaria është një partner i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm që ofron një mjedis të besueshëm për investime të huaja afatgjata. Me një fokus strategjik në transformimin dixhital dhe zhvillimin e inovacioneve, vendi ynë krijon kushte të favorshme për kompani të mëdha teknologjike si Google", siguroi ministri.
Ndër temat e bisedës ishin mundësitë për ndërtimin e një qendre të dhënash të Google në Bullgari, si dhe investimet në fushën e transformimit dixhital, teknologjive cloud dhe inteligjencës artificiale.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Qeverisjes Elektronike