"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por tashmë të provuar si Dimitër dhe Hristo me "Anima", Filip Donkov dhe Bea, Sara. Do të ketë disa premiera, me kulmin e mbrëmjes që do të jetë interpretimi i përbashkët i dy kompozitorëve – Stefan Dimitrov dhe Stefan Diomov – të këngës së tyre të re "Ulu pranë meje, mik".
Ajo është bazuar në idenë dhe muzikën e Stefan Dimitrov, aranzhimi është i Stefan Diomovit, teksti - i Andrej Kalludovit. Stefan Dimitrov thotë për të se u pëlqen shumë, dhe më e rëndësishmja - është krijuar nga miqësia e pastër.
Më tepër për Stefan Dimitrovin mund të lexoni në postimet e mëposthme nga arkivi i Radio Bullgarisë: