Artikull
Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror
Mërkurë 19 Nëntor 2025 07:26
Mërkurë, 19 Nëntor 2025, 07:26
Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Për të tretin vit radhazi, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” hyn në një klasifikim prestigjioz botëror. Në renditjen QS World University Rankings: Sustainability 2026, Universiteti zë vendin e 814-të nga 2002 universitete të renditura. Kjo e pozicionon atë ndër 40% të universiteteve më të mira në botë, në vendin e 312-të nga 621 universitete evropiane dhe në vendin e 29-të nga 90 universitete në Evropën Lindore.
Vlerësimi merr parasysh kërkimet shkencore në fushën e shkencës dhe teknologjisë, përmbushjen e 17 objektivave të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm, si edhe ndikimin social dhe ekologjik të universiteteve.
Në kategorinë “Ndikimi ekologjik”, Universiteti i Sofjes renditet në vendin 1025; në “Ndikimi social” – në vendin 845; dhe në “Menaxhim” – në vendin 370. Në kategorinë “Qëndrueshmëria ekologjike” - zë vendin 728, në “Barazia gjinore” – vendin 677, dhe në “Shkëmbimi i njohurive” – vendin 654.
Технически университет
FOTO: Ани Петрова
Universiteti Teknik i Sofjes renditet në pozicionin 1501 në këtë klasifikim.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا