LAJME

Artikull

Rritet roli i TikTok-ut në manipulimin e opinionit publik në vend

Mërkurë, 19 Nëntor 2025, 09:56

Rritet roli i TikTok-ut në manipulimin e opinionit publik në vend

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”.
Bullgaria është ndër vendet e BE-së me numrin më të madh të sinjaleve për shkelje të rregullave të platformës për përmbajtje në TikTok. Raporti thekson se në vend përdoren algoritme online për manipulim, të cilat më pas forcohen nga lojtarë politikë. Fushatat me pretendime mashtruese dhe të rreme intensifikohen përmes rrjeteve sociale dhe faqeve “kërpudhë” (me pronësi të paqartë dhe pa përmbajtje të vetën).
Facebook është rrjeti social kryesor në Bullgari, i ndjekur nga YouTube, ndërsa organizatat populiste dhe ekstremiste po drejtohen te TikTok-u, duke kërkuar atje akses të drejtpërdrejtë tek të rinjtë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا