LAJME

Artikull

Po investojmë miliona euro në infrastrukturën e komunikimeve satelitore

Premte, 21 Nëntor 2025, 17:41

Po investojmë miliona euro në infrastrukturën e komunikimeve satelitore

FOTO: Ministria e Inovacioneve dhe Rritjes

Madhësia e shkronjave

Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta satelitore dhe në projekte të përbashkëta midis biznesit dhe rretheve akademike. Fondet do të shpërndahen në tetë procedura të reja në kuadër të Programit "Kërkim, Inovacion dhe Dixhitalizim për Transformim të Mençur", njoftoi ministria.

Do të nisë ndërtimi i një qendre kombëtare komunikimi për komunikime të sigurta satelitore dhe vëzhgim të Tokës. Kjo do të sigurojë pjesëmarrjen e Bullgarisë në programin GOVSATCOM të BE-së, shërbimin publik të rregulluar Galileo (PRS) dhe iniciativën e ardhshme të lidhjes së sigurt IRIS2. Kjo do të ndihmojë në mbrojtjen e infrastrukturës kritike (energji, transport, komunikim), shkëmbimin e përshpejtuar dhe të sigurt të të dhënave midis institucioneve kombëtare dhe evropiane.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Ministria e Inovacioneve dhe Rritjes