LAJME

Artikull

Sofja po përgatitet për të pritur Asamblenë e 66-të të Përgjithshme të PABSEC

Premte, 21 Nëntor 2025, 18:54

Sofja po përgatitet për të pritur Asamblenë e 66-të të Përgjithshme të PABSEC

FOTO: Zyra e Shtypit e Kuvendit Popullor

Madhësia e shkronjave

Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime largpamëse, me të cilat do të mbështesin bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit të Detit të Zi. Këtë e theksoi kryetarja e Kuvendit Popullor, Raтa Nazarjan, në një takim me sekretarin e përgjithshëm të PABSEC, Asaf Haxhiev. I ftuari ndodhet në Bullgari me rastin e Asamblesë së 66-të të Përgjithshme të organizatës, mikpritës i së cilës nga 23 deri më 25 nëntor 2025 është Kuvendi Popullor.

Kryetarja e parlamentit, Raja Nazarjan, shprehu kënaqësi për dialogun e shkëlqyer midis Kuvendit Popullor dhe PABSEC.

Në një takim gjatë shtatorit midis Ministrit të Punëve të Jashtme Georg Georgiev dhe sekretarit të përgjithshëm të BSEC Asaf Haxhiev, theksi kryesor ishte presidenca e parë në historinë e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, njëkohësisht në dimensionin ekzekutiv dhe parlamentar, të cilën Bullgaria e merr përsipër – përmes MPJ-së dhe Kuvendit Popullor.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Zyra e Shtypit e Kuvendit Popullor