SPORT

Artikull

Grigor Dimitrov sërish i nominuar për një çmim prestigjioz për sportivitet

Premte, 21 Nëntor 2025, 19:27

Grigor Dimitrov sërish i nominuar për një çmim prestigjioz për sportivitet

FOTO: Federata Bullgare e Tenisit

Madhësia e shkronjave

Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos Alcaraz (2023) dhe Casper Ruud (2022), të cilët janë nominuar përsëri, u bashkohet edhe Félix Auger-Aliassime.

Çmimi “Stefan Edberg” për sportivitet i jepet lojtarit që gjatë vitit ka demonstruar nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe integritetit, është përballur me kundërshtarët e tij në frymën e lojës së ndershme dhe ka promovuar tenisin përmes veprimtarisë së tij jashtë fushës.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Federata Bullgare e Tenisit