LAJME

Artikull

Sofja mbështet planin për paqe në Ukrainë

Hënë, 24 Nëntor 2025, 09:06

София подкрепя плана за мир в Украйна Министерски съвет

София подкрепя плана за мир в Украйна Министерски съвет

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave në Facebook. Kushtet përfundimtare të një marrëveshjeje të ardhshme paqeje do të preknin drejtpërdrejt sigurinë si të Bullgarisë dhe të BE-së, ashtu edhe të mbarë Evropës. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim me partnerët tanë nga BE-ja dhe SHBA-të për të garantuar që marrëveshja e ardhshme e paqes do të respektohet siç duhet. Do të sigurohemi që Ukraina të marrë garanci të besueshme për sigurinë e saj. Sofja ruan qëndrimin se në shekullin XXI kufijtë ndërkombëtarë të njohur nuk duhet të ndryshohen me forcë. Populli ukrainas është i vetmi që mund të përcaktojë të ardhmen e vet dhe të marrë vendime për karakterin e çdo marrëveshjeje të propozuar për paqe, thuhet në deklaratën e qeverisë, e cituar nga BTA.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova