Hënë 24 Nëntor 2025 10:02
Hënë, 24 Nëntor 2025, 10:02
Georg Georgiev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg Georgiev në lidhje me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, transmeton BGNES.
“Ne, nga ana jonë, bëmë një deklaratë shumë serioze. Në maj të këtij viti, me 209 vota, parlamenti bullgar miratoi një vendim që e detyron qeverinë të respektojë vetëm konsensusin e vitit 2022 dhe asgjë tjetër. Por deri tani nga Shkupi nuk kemi marrë një përgjigje pozitive”, tha Georgiev për televizionin shtetëror BNT. Ai theksoi se, sipas konsensusit evropian, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën maqedonase si komunitet etnik.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova