Artikull
Hënë 24 Nëntor 2025 11:17
Hënë, 24 Nëntor 2025, 11:17
FOTO: : Ekipi i filmit "Made in EU"
Madhësia e shkronjave
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës në Arras Film Festival në Francë dhe çmimin e publikut në Spanjë. Çdo krijues filmash ëndërron për një kombinim të tillë! Kjo tregon se kinemaja me vlera mund të jetë gjithashtu kinemaja e publikut – diçka në të cilën besoj thellësisht dhe që përpiqem ta arrij në filmat e mi!”, shkruan Stefan Komandarev.
FOTO: Ekipi i filmit "Made in EU"
Filmi rrëfen historinë e një rrobaqepëseje nga një qytet i vogël dhe djalit të saj. Iva akuzohet se është shkaktarja e shpërthimit të një pandemie në komunitet dhe kthehet në një viktimë të një sistemi që prej vitesh përfiton nga puna e saj.
Për punën e regjisorit Stefan Komandarevit mund të lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ekipi i filmit "Made in EU"
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova