LAJME

Artikull

Bullgaria nuk do të shpëtojë shtete me borxhe nga eurozona

Hënë, 24 Nëntor 2025, 12:37

Liljana Pavllova

Liljana Pavllova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është shumë qartë e përcaktuar se asnjë shtet nuk do të paguajë borxhin e një tjetri. Ne marrim pjesë me kontributin tonë, i cili është proporcional me PBB-në. Fondet menaxhohen nga Mekanizmi i Stabilitetit dhe në kushte krize ofrohet kreditim, mbështetje për ekonominë përkatëse, por në asnjë mënyrë kjo nuk krijon rrezik për ekonomitë e vendeve anëtare të eurozonës”, tha Pavllova. Ajo shtoi se anëtarësimi në eurozonë jep akses në Mekanizmin Evropian të Stabilitetit dhe theksoi se inflacioni ndikohet nga tregjet, e jo nga valuta në të cilën kryhen pagesat.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto:BTA

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova