Artikull
Agresioni rus në Ukrainë pengon bashkëpunimin në Detin e Zi
Hënë 24 Nëntor 2025 13:30
Hënë, 24 Nëntor 2025, 13:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së Asamblesë së 66-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi në Sofje. Ai theksoi se Bullgaria dënon kategorikisht agresionin ushtarak rus. Sipas tij, pasojat negative të këtij agresioni pengojnë arritjen e konsensusit midis shteteve anëtare mbi çështje kyçe për funksionimin e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Si kryesuese e rotacionit e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi deri më 31 dhjetor 2025, dhe si një nga vendet themeluese, Bullgaria mbetet fuqimisht e angazhuar për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, shtoi Georgiev.
Me një ceremoni të shkurtër, Parlamenti i Gjeorgjisë mori presidencën e radhës së asamblesë parlamentare për vitin 2026.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto:
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova