Artikull
Sindikatat protestojnë për paga të mira në sektorin publik
Hënë 24 Nëntor 2025 16:22
Hënë, 24 Nëntor 2025, 16:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një protestë para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor. Aksioni është në lidhje me miratimin e ardhshëm të leximit të dytë të buxhetit të shtetit për vitin 2026.
Sindikalistët janë të
pakënaqur me parametrat e buxhetit dhe politikës së të ardhurave dhe po u
kërkojnë deputetëve 62 milionë euro shtesë për të rritur pagat në sektorin
publik me të paktën 10%.
Protesta u organizua si një festë para Krishtlindjeve me një pemë Krishtlindjesh dhe dhurata, por disa nga kutitë ishin bosh, raportoi gazetarja jonë Cvetelina Stojanova. "Padyshim, njerëzit që nuk kanë para të mjaftueshme nuk ishin të sjellshëm, dhe prandaj nuk u kanë rritur pagat", komentoi kryeekonomisti i KNSB, Ljubosllav Kostov, i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva