LAJME

Artikull

Një forum diskutoi bashkëpunimin midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë

Hënë, 24 Nëntor 2025, 16:45

Një forum diskutoi bashkëpunimin midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë

FOTO: Akademia Bullgare e Shkencave

Madhësia e shkronjave

Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 14 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave, qeverisë, ekonomistë dhe figura publike. Eventi u organizua bashkërisht nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe Grupi Mediatik i Kinës. Ndër temat e eventit ishin teknologjitë inovative dhe modelet e zhvillimit të qëndrueshëm që lidhen me përdorimin e "energjisë së gjelbër", sistemet fotovoltaike, arritjet në fushën e kërkimit hapësinor, etj. Zgjerimi i bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Kinës po bëhet gjithnjë e më urgjent, ishte kategorik Cvetan Simeonov, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë. U prezantuan zhvillime të suksesshme mbi të cilat shkencëtarët nga të dyja vendet kanë punuar së bashku.

Në prani të Zëvendëskryeministrit Atanas Zafirov dhe Zëvendëskryetarit të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar Xiao Jie, në Sofje u nënshkruan shtatëmbëdhjetë marrëveshje bashkëpunimi midis përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, universiteteve dhe shoqatave.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Akademia Bullgare e Shkencave

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva