Artikull
Bullgaria përparon në renditjen ndërkombëtare të gjendjes së mjedisit dixhital
Martë 25 Nëntor 2025 05:10
Martë, 25 Nëntor 2025, 05:10
FOTO: Surfshark
Madhësia e shkronjave
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha: aksesueshmëria e internetit fiks, cilësia e internetit, infrastruktura dixhitale, siguria dixhitale, dhe nga ky vit edhe në inteligjencën artificiale. Bullgaria mbetet pas Rumanisë (vendi i 6-të), por ia kalon SHBA-së (pozicioni i 16-të). Finlanda kryeson renditjen e këtij viti, ndërsa SHBA-të kryesojnë në indeksin e inteligjencës artificiale (IA), pavarësisht rezultatit të përgjithshëm në renditje, raportoi BTA.
Vendi ynë performon më mirë në aspektin e aksesueshmërisë së lidhjes fikse të internetit, por përballet me sfida në infrastrukturën e saj dixhitale, ku është në vendin e 60-të. Ne renditemi të 21-të në sigurinë dixhitale, të 41-të në cilësinë e internetit dhe të 49-të në kategorinë e inteligjencës artificiale. Kjo kategori e re shqyrton atraktivitetin e vendeve për tërheqjen e investimeve në fushën e IA-së.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Surfshark
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva