LAJME

Artikull

Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për refugjatët

Hënë, 24 Nëntor 2025, 18:18

Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për refugjatët

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e veprimtarive në shumë institucione e bën shumë të vështirë koordinimin midis tyre. Kjo u tha nga Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", në një tryezë të rrumbullakët kushtuar përfshirjes efektive sociale të refugjatëve. 

"Refugjatët nuk janë numra në tabela, por njerëz të gjallë që kanë humbur shtëpitë dhe të dashurit e tyre. Për ta, integrimi do të thotë siguri, mundësi për të punuar, studiuar, krijuar një shtëpi. Do të thotë gjithashtu mbrojtje e dinjitetit të tyre. Do të thotë gjithashtu përgjegjësi ndaj vendit pritës - që këta njerëz të jenë të vetëdijshëm se duhet të zbatojnë ligjet dhe normat e tij shoqërore, se janë pjesë e kësaj shoqërie", theksoi Jotova. Ajo vuri në dukje rrezikun e kapsulimit të këtyre komuniteteve kur nuk punohet mjaftueshëm me to dhe shndërrimit të tyre në një mini-shtet brenda shtetit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva