LAJME

Artikull

Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen

Hënë, 24 Nëntor 2025, 18:42

Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Sipas Kryeministrit, siguria e Ukrainës është një pjesë integrale e sigurisë së Evropës. 

Ai përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Presidentit Trump për të ndaluar zjarrin dhe për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me BE-në dhe Ukrainën, pa të cilin arritja e këtij qëllimi është e pamundur. "Është populli ukrainas ai që duhet të përcaktojë të ardhmen e vet. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë nga SHBA-ja dhe Ukraina për të siguruar që çdo marrëveshje e ardhshme paqeje do të zbatohet siç duhet", ishte kategorik Zheljazkov. 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Këshilli i Ministrave


Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva