LAJME

Artikull

Bullgaria i bashkohet Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Martë, 25 Nëntor 2025, 05:55

Bullgaria i bashkohet Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në vitin 2025, jeta e 22 grave u mor nga partneri i tyre, ose një burrë tjetër i afërt, dhe në vitin 2024 pati të paktën 20 raste të tilla. Në vitin 2024 u regjistruan mbi 2500 krime të lidhura me dhunën në familje, që është një rritje prej mbi 65% krahasuar me vitin 2023. Ende nuk ka statistika kombëtare mbi rastet e dhunës në familje në vendin tonë, vëren Fondi Bullgar për Gratë. Sondazhi sociologjik "Dëgjo Zërin Tim" mbi nevojat dhe qëndrimet e viktimave të dhunës në familje nga qershori tregon se një total prej 74% e viktimave të dhunës në familje besojnë se institucionet shtetërore mbyllin sytë ndaj dhunës.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA