LAJME

Artikull

FMN vlerëson pritjet e rritjes së Bullgarisë në vitin 2026 si pozitive

Martë, 25 Nëntor 2025, 10:33

FMN vlerëson pritjet e rritjes së Bullgarisë në vitin 2026 si pozitive

FOTO: IMF

Madhësia e shkronjave

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë rritjen e fortë të ekonomisë bullgare. Perspektiva për rritje në afat të shkurtër është pozitive. Rritja e PBB-së parashikohet të mbetet rreth 3 për qind në vitin 2025 dhe 2026. Rritja mbështetet nga konsumi i brendshëm dhe investimet publike të financuara sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. FMN pret që inflacioni total të jetë rreth 3.5 për qind në vitin 2025 dhe 2026, përpara se të bjerë më pas, raporton BTA.

Rreziqet rrjedhin nga pasiguria e politikës së brendshme, presionet e kërkesës së brendshme dhe rritja e paqëndrueshmërisë së jashtme, si dhe nga ngadalësimi i ritmit të produktivitetit.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: IMF