Artikull
Bullgaria pret t’i kthehen mbi 2700 antika nga jashtë vendit
Martë 25 Nëntor 2025 11:30
Martë, 25 Nëntor 2025, 11:30
Todor Çobanov
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një aksion të paparë për nga përmasat. Në gjysmëshekullin e fundit nuk ka pasur një operacion kaq të madh kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të antikiteteve”, tha Çobanov. Ai shpjegoi se objektet u siguruan përmes gërmimeve të paligjshme dhe përfshijnë periudhën nga shekulli i VII-të p.e.s. deri në shekullin e III–IV të e.s., duke qenë kryesisht prej metaleve të çmuara – ar dhe argjend.
Vlera e përgjithshme e antikave të sekuestruara përllogaritet në rreth 100 milionë euro. Çobanov theksoi se këto rrjete veprojnë globalisht dhe merren jo vetëm me trafik të antikave, por edhe me narkotikë, pastrim parash dhe trafik njerëzish.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova