Artikull
Sipas presidentit Rumen Radev, paqja në Ukrainë do të shkruhet nga fitimtarët
Martë 25 Nëntor 2025 12:18
Martë, 25 Nëntor 2025, 12:18
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe më të keq dhe viktima të reja”. Këtë e tha presidenti Rumen Radev para mediave në forumin e mbrojtjes “AFCEA TechNET Sofia 2025”. Sipas tij, Evropa insiston të jetë faktor me kërkesat e veta, por duhet të vlerësojë nëse është e gatshme të marrë përgjegjësinë për pasojat, nëse e humb momentin për paqe. “Nëse tani nuk përfitojmë, negociatat e ardhshme mund të zhvillohen në kushte shumë më të pafavorshme dhe pas edhe më shumë viktimave”, shtoi kreu i shtetit. “Traktati i paqes shkruhet nga fitimtarët dhe shpresoj shumë që këtë herë të mos e vërtetojmë këtë maksimë historike, në mënyrë që të parandalojmë viktima dhe shkatërrime të reja”, theksoi Radev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova