KULTURË

Artikull

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin në një festival në Pekin

Martë, 25 Nëntor 2025, 13:08

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin në një festival në Pekin

FOTO: Facebook / Theodore Ushev

Madhësia e shkronjave

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa prodhime të tjera të huaja.

 

"Jam shumë i lumtur, sepse është shumë e rrallë që një film i animuar të fitojë çmimin e madh në një festival ku konkurrojnë filma të të gjitha zhanreve", shkroi Ushev. Animatori vëren se është veçanërisht i lumtur që çmimi jepet nga një juri e kryesuar nga regjisori i famshëm ukrainas Sergei Loznitsa.

 

Filmi është bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Viktor Erofeev ("Jeta me një idiot"). Ai tregon historinë e Vladimirit, i akuzuar nga autoritetet se nuk punon mjaftueshëm, i cili detyrohet të jetojë me një idiot si ndëshkim. Idioti mund të thotë vetëm një gjë: "ooh".

 

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / Theodore Ushev