Artikull
Mërkurë 26 Nëntor 2025 05:05
Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 05:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një forum biznesi me temë "Bullgaria - Kina: bashkëpunimi në sektorin e automobilave" do të mbahet më 26 nëntor në Sofje. Organizatorët e tij janë Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë.
Delegacioni kinez përfshin përfaqësues të Shoqatës së Tregtarëve Kinezë të Automobilave dhe kompanive kryesore në këtë sektor. Tregtarët e makinave (të reja dhe të përdorura) luajnë një rol kyç në tregun kinez të automobilave, i cili është një nga më të mëdhenjtë në botë.
Kina është një partner i rëndësishëm tregtar i Bullgarisë në Azi, duke zënë një pozicion kryesor si në eksportet ashtu edhe në importet drejt dhe nga tregjet e vendeve të treta, vë në dukje Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva