Mërkurë 26 Nëntor 2025 06:05
Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 06:05
FOTO: Facebook / Еtydet e Sofjes
Madhësia e shkronjave
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të gjithë sipërmarrësve, udhëheqësve të biznesit, atyre që ushtrojnë profesione të lira, të vetëpunësuarve dhe punëtorëve - të gjithë atyre që ndajnë shqetësimin dhe angazhimin tonë shoqëror, të vijnë në orën 6:00 pasdite në Sheshin e Pavarësisë në Sofje dhe, duke qenë të pranishëm, të deklarojnë mbështetje për një ekonomi të qëndrueshmedhe konkurruese, për siguri financiare dhe kombëtare dhe të ardhura të drejta", bëri të ditur Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari. Aksioni është organizuar nga opozita "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" nën sloganin "Protestë kundër vjedhjeve në buxhet!".
Para kësaj, në orën 10:30 të mëngjesit, një protestë nga Federata Kombëtare e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Sindikatës “Podkrepa” do të mbahet para Këshillit të Ministrave. "Mjaft me pagat poshtëruese të ulëta për punën shumë të kualifikuar që bëjmë çdo ditë", deklarojnë të pakënaqurit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Facebook / Еtydet e Sofjes
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva