Martë 25 Nëntor 2025 17:13
Martë, 25 Nëntor 2025, 17:13
FOTO: MPB
Madhësia e shkronjave
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar si drejtues të grupit të organizuar kriminal. Këto janë rezultatet e një operacioni të specializuar të Ministrisë së Brendshme kundër migracionit të paligjshëm, i zhvilluar më 23 nëntor. Grupi ka vepruar që nga viti 2022 dhe është krijuar me qëllim trafikun e migrantëve. Kalimi i kufirit bullgaro-turk është organizuar përmes gardhit ose në vende të fshehta në kamionëve dhe furgonëve. Destinacioni final kryesisht ka qenë Gjermania, por edhe Italia dhe Franca. Organizimi i grupit është bërë nga të huaj, ndërsa bullgarët kanë kryer vetëm veprimtari ndihmëse dhe transportim. Trafikantët kanë marrë midis 4000 dhe 15 000 euro, në varësi të mënyrës së kalimit të kufirit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: MPB
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva