Mërkurë 26 Nëntor 2025 09:43
Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 09:43
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. “Çdo shtet duhet të jetë i përfaqësuar në mënyrë të barabartë në tryezën e negociatave, kur diskutohet e ardhmja e tij“,theksoi Zheljazkov.
Sipas qëndrimit të përbashkët të 36 vendeve, ajo që është rënë dakord në Gjenevë mes SHBA-së, partnerëve evropianë dhe Ukrainës, përbën një kuadër realist dhe të qëndrueshëm, në të cilin komuniteti ndërkombëtar mund të veprojë për të arritur një paqe të drejtë dhe afatgjatë në Ukrainë, transmeton BTA.
Plani i paqes do të diskutohet më 26 nëntor nga ministrat e jashtëm të BE-së, gjithashtu përmes një lidhjeje videokonferencë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Ministrave