LAJME

Artikull

Protestat nuk do ta ndalin vendin në rrugën drejt eurozonës

Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 12:07

Protestat nuk do ta ndalin vendin në rrugën drejt eurozonës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër buxhetit për vitin e ardhshëm. Borisov theksoi se protestat janë pjesë e demokracisë, por nuk do ta ndalin procesin e anëtarësimit në eurozonë.

“Në vitin 2020, kur çova vendin në dhomën e pritjes së eurozonës dhe në Bashkimin Bankar Evropian, filluan pikërisht protesta të tilla, të përqafuara nga “Vëzrazhdane” dhe “Po e vazhdojmë Ndryshimin”, presidenti dhe shoqëria e tij. Tani po vërejmë të njëjtën gjë, kur po hyjmë në eurozonë... Çfarëdo që të bëjnë, këtë një muaj do ta përballoj dhe nga 1 janari do të jemi në eurozonë“, deklaroi lideri i partisë kryesore të shumicës në pushtet.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova