Mërkurë 26 Nëntor 2025 12:41
Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 12:41
FOTO: Ani Petrova, BNR
Madhësia e shkronjave
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Me një letër zyrtare, Unioni i Gjyqtarëve kërkon “ndalimin e menjëhershëm të vendosjes së agjentit antivirus Trellix Endpoint Security Power Edition në gjykata”. “Na është e njohur ekzistenca e shqetësimeve serioze në mesin e komunitetit të gjyqtarëve dhe administratorëve të sistemeve në gjykata, lidhur me rreziqet për sigurinë e informacionit, mbrojtjen e të dhënave personale dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor”, citon letrën segabg.com.
Gjyqtarët mendojnë gjithashtu se programi antivirus i propozuar për zbatim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Kompania Shtetërore “Shërbimi Informativ” nuk përputhet me 5 nga standardet e BE-së për produkte të tilla.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova, BNR
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova