Artikull
Sipas shumicës në pushtet, deficiti real në Buxhetin 2026 do të jetë 2.7%
Mërkurë 26 Nëntor 2025 13:06
Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 13:06
FOTO: BGNE
Madhësia e shkronjave
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev, u përpoq të bllokonte mbledhjen e jashtëzakonshme të komisionit.
Akuzave të opozitës se edhe Komisioni Evropian paralajmëroi Sofjen për një deficit buxhetor më të lartë se 3%, lideri i partisë kryesore në pushtet, GERB, Bojko Borisov, iu përgjigj se në realitet deficiti është më i ulët. Ai llogariti se, pas derogimit të shpenzimeve shtesë të lejuara nga BE për mbrojtjen, deficiti është 2.7%. Borisov theksoi gjithashtu se në pikën 14 të planit të shpallur për paqen në Ukrainë ka elemente që e shqetësojnë, lidhur me përgjegjësinë e përbashkët. Sipas deputetit, Sofja do të duhet të ndajë shtesë 600 milionë euro për të mbështetur planin e paqes.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova