LAJME

Artikull

Çmimet e gazit natyror do të bien me mbi 4% në dhjetor

Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 15:55

Çmimet e gazit natyror do të bien me mbi 4% në dhjetor

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke përjashtuar çmimet e aksesit, transmetimit, akcizës dhe TVSH-së, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë, Veselin Sinabov, në një takim të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit.

Një nga arsyet e rënies së çmimeve është se për shkak të motit më të ngrohtë, disa kompani të ngrohjes qendrore dhe kompani të shpërndarjes së gazit kanë kërkuar sasi më të vogla. Përveç kësaj, çmimet në bursat evropiane po bien gjithashtu, gjë që ndikon në çmimin e gazit natyror të lëngshëm të rënë dakord nga Bulgargaz për muajin pasardhës.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip:  Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva