Artikull
Mërkurë 26 Nëntor 2025 16:56
Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 16:56
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën joformale të ministrave të jashtëm të BE-së kushtuar agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Georg Georgiev shprehu vlerësim të lartë për përpjekjet e SHBA-së, por gjithashtu theksoi se për arritjen e zgjidhjeve të qëndrueshme është e nevojshme pjesëmarrja dhe pajtimi si i Ukrainës, ashtu edhe i BE-së për çështjet që na prekin drejtpërdrejt, në frymën e bashkëpunimit transatlantik.Ai shtoi se mbështetja e përbashkët për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë.
Ministrat diskutuan zhvillimet e fundit, mbështetjen për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin dhe interesat e BE-së në arritjen e një paqeje të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në Ukrainë. Në videokonferencë u diskutuan gjithashtu instrumentet e ndryshme për të ndihmuar Ukrainën, si dhe për vazhdimin e presionit të sanksioneve ndaj Rusisë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva