Shtunë 29 Nëntor 2025 13:05
Shtunë, 29 Nëntor 2025, 13:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties.
Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e ofertave dhe çmimet e larta kanë zhvendosur një pjesë të kërkesës në prona dhe vendndodhje alternative, thotë analiza, e cituar nga BTA. Komplekset moderne në qytetet përreth Sofjes po bëhen gjithnjë e më të preferuara.
Lagjet e kryeqytetit, për të cilat ka interes më të madh janë "Banishora" - 2,210 euro/m², "Malinova Dolina" - 2,010 euro/m², "Krëstova Vada" - 2,300 euro/m² dhe "Manastirski Livadi" - 2,600 euro/m².
Aktualisht, si blerësit, ashtu edhe shitësit janë në një periudhë pritjeje, për shkak të futjes së ardhshme të euros, thuhet gjithashtu në analizën e “Bulgarian Properties”.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva