LAJME

Artikull

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 17:22

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

FOTO: Ambasada e Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Madhësia e shkronjave

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi në faqen e saj në Facebook. Ai tha gjithashtu se komuniteti bullgar është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë moldave - me njerëz punëtorë, që zotërojnë vlera dhe tradita të bukura, si dhe se diversiteti etnokulturor pasuron të gjithë vendin.

 

Nga ana tjetër, Maja Dobreva shprehu mirënjohje për kushtet e shkëlqyera të ofruara për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave nga bashkatdhetarët tanë në Moldavi. Ambasadori bullgar theksoi suksesin e Degës së Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Taraklia dhe pranimin e gati 260 studentëve të rinj, duke shprehur besimin se në afat të mesëm kjo do t'i japë shtysë zhvillimit të rajonit të Taraklia-s në aspektin ekonomik, arsimor dhe kulturor dhe do të ngadalësojë trendet negative demografike.

 

Në takim u nxor në pah ekzistenca e bashkëpunimit të thellë në një numër fushash me interes të ndërsjellë, siç janë arsimi, kultura, energjia dhe infrastruktura e transportit. “Bullgaria mbetet një mbështetëse e vazhdueshme e integrimit evropian të Moldavisë”, tha Maja Dobreva.

 

Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip:  Vesella Mançeva


Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva