Artikull
Mërkurë 26 Nëntor 2025 23:35
Mërkurë, 26 Nëntor 2025, 23:35
FOTO: BTA-arkiv
Madhësia e shkronjave
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia.
Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin Dimitrov do të ndezë pemën e Krishtlindjeve përpara ndërtesës së Bashkisë së Plovdivit më 1 dhjetor, gjë që do të shënojë fillimin e programit festiv në qytet. Babagjyshi do të jetë gjithashtu i ftuar në këtë ngjarje, i cili, së bashku me të pranishmit, do të shijojë fishekzjarrët vezullues në fund të ceremonisë.
FOTO: plovdiv.bg
Sot, në Sheshin Qendror do të hapet qyteti "Krishtlindjet në Plovdiv". Ai do të ofrojë argëtime më të ndryshme. Disa nga aksentët e programit festiv do të jenë shtëpitë e vogla të Krishtlindjeve dhe punëtoritë krijuese.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva