LAJME

Artikull

Ndërmarrjet shtetërore do të luftojnë korrupsionin

Enjte, 27 Nëntor 2025, 14:10

Ndërmarrjet shtetërore do të luftojnë korrupsionin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe është pjesë e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të miratuar nga BE. Ndryshimi u miratua përfundimisht në lexim të dytë dhe është shkruar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

 

Sistemet e menaxhimit të rrezikut të korrupsionit mbulojnë përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë, masat kundër konfliktit të interesit, një metodologji për vlerësimin dhe kontrollin e rreziqeve të korrupsionit, trajnimin në etikë dhe integritet për punonjësit dhe futjen e rolit të një nëpunësi të integriteti. Ndryshimet zgjerojnë kompetencat e Agjencisë për Ndërmarrjet Publike dhe Kontrollin.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva