Artikel
Enjte 27 Nëntor 2025 21:00
Enjte, 27 Nëntor 2025, 21:00
FOTO: Karen Almond
Madhësia e shkronjave
FOTO: Karen Almond
Madalena është partia e dymbëdhjetë në repertorin e Jonçevës në Metropolitan Opera dhe me të bashkëkombësja jonë shndërrohet në artistin operistik bullgar me më së shumti role në teatrin e njohur të Nju Jorkut. Pas disa muajsh pritet edhe e trembëdhjeta – e Cio-Cio-San në “Madam Butterfly”. Prima bullgare është në prag edhe të një rekordi tjetër. Në shkurt 2026 në Milano pritet premiera botërore e një opere tjetër të Umberto Giordanos – “Marina”. Kjo është vepra e parë skenike e kompozuar nga mjeshtri italian i verizmit, e cila kurrë nuk është interpretuar publikisht, madje për një kohë të gjatë është konsideruar e humbur.
FOTO: Facebook /Sonja Jonçeva
Para disa vitesh Jonçeva mori pjesë në ringjalljen e një opere tjetër pak të njohur të Giordanos – “Siberia”. Nga 11 opusët e kompozitorit në teatrot botërore më së shpeshti interpretohen “André Chénier” dhe “Fedora”. Shumë soprano të famshme botërore e konsiderojnë nder të kenë në repertorin e tyre partinë e Madalenës. Vetëm disa prej tyre kanë interpretuar Fedoran, pothuajse askush nuk ka hyrë në figurën e Stefanës (nga “Siberia”) dhe asnjë deri tani nuk ka interpretuar Marinën. Kjo e vendos Sonja Jonçevën në një pozitë unike – të jetë këngëtarja e parë operistike në botë që do të këndojë këtë rol dhe e para që do të mund të mburret me katër heroinat e ringjallura të Giordanos.
Mihai Damian dhe Freddie De Tommaso
FOTO: Operalia, Opera Actual
Redaktoi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Foto: Karen Almond, Facebook / Sonja Jonçeva, Operalia, Opera Actual
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski