Artikull
Enjte 27 Nëntor 2025 15:12
Enjte, 27 Nëntor 2025, 15:12
Lideri i GERB Bojko Borisov bashkë me Ministren e Financave Temenuzhka Petkova
FOTO: Facebook / Bojko Borisov
Madhësia e shkronjave
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko Borisov në Facebook, pasi partia në pushtet tërhoqi sot, 27 nëntor, buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm me qëllim rishikimin e tij.
Bojko Borisov informoi se ky rezultat u arrit pas një takimi në selinë e partisë me ministrat, me përfaqësues të organizatave të punëdhënësve Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari dhe Dhoma Industriale Bullgare, si dhe sindikatat KT “Podkrepa” dhe CITUB.
Grupet e punës dhe Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh do të rivendosen gjithashtu. Përfaqësuesit e katër partive që mbështesin qeverinë do të marrin pjesë në diskutimet për Buxhetin e vitit 2026.
Më herët sot, Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria do të përpiqet të rivendosë dialogun me sindikatat dhe punëdhënësit dhe të arrijë parametra makroekonomikë të buxhetit që do të jenë të kënaqshëm për një pjesë të madhe të biznesit dhe shoqërisë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva