Artikull
Enjte 27 Nëntor 2025 15:50
Enjte, 27 Nëntor 2025, 15:50
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar një automjet të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë dhe për të sulmuar një person me imunitet janë disa nga shkeljet që çuan në arrestime. Për rastet u hapën procedime hetimore para gjyqësore.
Pesë policë u lënduan gjatë protestës – dy prej tyre u kontrolluan në vend dhe vazhduan punën, ndërsa të tjerët u dërguan në spital dhe më pas u liruan. Tre protestues gjithashtu u lënduan, por sipas komisarit të përgjithshëm Ljubomir Nikollov, nuk ka të dhëna që lëndimet e tyre u shkaktuan nga punonjës policie.
Në lidhje me policin që u filmua duke bërë shenja fyese ndaj protestuesve, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes deklaroi se do të kryhet një kontroll dhe do të shqyrtohen regjistrimet për të përcaktuar nëse sjellja e tij ka qenë provokuese.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA