LAJME

Artikull

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Enjte, 27 Nëntor 2025, 17:21

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë ndryshimin”, të cilët mirëpritën lajmin me thirrje gëzimi, raporton BGNES.

Kryetari i Bashkisë së Varnës u arrestua më 8 korrik të këtij viti për korrupsion dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të organizuar. Katër muaj më vonë, Prokuroria e Qytetit të Sofjes depozitoi aktakuzë në Gjykatën e Qytetit të Sofjes, ndërsa më 19 nëntor, Gjykata e Lartë e Kasacionit vendosi që çështja të shqyrtohet në Gjykatën Rajonale të Varnës.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova