LAJME

Artikull

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja nga vreshtat në të gjithë vendin

Premte, 28 Nëntor 2025, 05:55

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja nga vreshtat në të gjithë vendin

FOTO: DiVino.Taste

Madhësia e shkronjave

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e verës, të cilët do të ofrojnë degustim të rreth 600 prej verërave më të mira bullgare. Përveç mundësisë për të provuar seleksionin e verërave nga vreshta të vegjël butik deri te markat e mëdha të njohura, vizitorët do të njoftohen me verëtarët dhe historitë e tyre. Sipas organizatorëve, forumi do të shndërrohet në një vend frymëzues për dialog, ku shkëmbehen opinione, ide dhe përvoja, si mes profesionistëve, ashtu edhe mes amatorëve. DiVino.Taste ofron gjithashtu një program shoqërues me klasa mjeshtërore, të dedikuara për tema kyçe nga bota e verës, si dhe prezantime nga ekspertë të shquar ndërkombëtarë të verës, të cilët do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi potencialin dhe zhvillimin e skenës vendase.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: DiVino.Taste

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova