Artikull
Udhëtim audio–vizual në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake
Premte 28 Nëntor 2025 09:01
Premte, 28 Nëntor 2025, 09:01
FOTO: Facebook / Rajoni "Oborishte", Komuna e Sofjes
Madhësia e shkronjave
Ekspozita më e re në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake në kryeqytet – “Lufta dhe krijuesit. Rruga nëpër errësirë”, më 28 nëntor do të ketë hyrje të lirë si një shenjë mirësjelljeje ndaj të gjithë atyre që nuk patën mundësi ta vizitonin për shkak të rikonstruksionit gjatë javëve të fundit, njofton institucioni kulturor. Vizitorët do të shohin një qasje më të ndryshme dhe më njerëzore ndaj historisë – jo përmes fakteve dhe datave, por përmes emocioneve që mbeten në botën e brendshme të njeriut.
Ekspozita i është kushtuar tre përvjetorëve të rëndësishëm nga historia bullgare – 140 vjetorit të Luftës Serbo–Bullgare, 110 vjetorit të hyrjes së vendit në Luftën e Parë Botërore dhe 80 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ajo paraqet një udhëtim audio–vizual, në të cilin lufta shihet përmes syve të krijuesve – piktorë, shkrimtarë, fotografë – që kanë qenë në fushëbetejat e pesë luftërave që ka zhvilluar vendi. Me fjalë, penel, aparat fotografik ose kamera, ata kanë fiksuar për brezat e ardhshëm imazhin e luftës dhe kanë përshkruar pulsin e qëndrimeve shoqërore, duke e drejtuar projektorin drejt asaj që prek njeriun e zakonshëm.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / Rajoni
“Oborishte”, Komuna e Sofjes
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova