LAJME

Artikull

Në rrugën për në Antarktidë u zhvillua një stërvitje kundër piratëve

Premte, 28 Nëntor 2025, 10:38

Në rrugën për në Antarktidë u zhvillua një stërvitje kundër piratëve

FOTO: Аrmymedia.bg

Madhësia e shkronjave

Anija kërkimore “Shenjtor Kirill dhe Metodij” zhvilloi stërvitje me të shtëna gjatë kalimit në një zonë të rrezikshme pranë Afrikës, teksa ishte në rrugëtim drejt Antarktidës. Lundrimi është pjesë e mbështetjes logjistike për ekspeditën e 34-t antarktike bullgare, njoftoi faqja e internetit e Akademisë së Lartë të Marinës “Nikolla Jonkov Vapcarov”.

Ekuipazhi u vu në gatishmëri të lartë luftarake. Masa u mor për shkak të kalimit në ujëra me rrezik të lartë nga sulmet pirate. Gjatë stërvitjes dhe të shtënave u praktikua zmbrapsja e një sulmi me barka të shpejta – një taktikë e përdorur shpesh nga grupet pirate në rajon. Komanda e anijes sqaroi se stërvitja është pjesë e aktiviteteve të planifikuara paraprakisht për mbrojtjen e ekuipazhit, anijes dhe ngarkesës së transportuar për bazën kërkimore bullgare në ishullin Livingston.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Аrmymedia.bg

 


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova