Artikull
Ministri i jashtëm zhvilloi bisedime me ambasadorët e vendeve të BE-së në Sofje
Premte 28 Nëntor 2025 11:26
Premte, 28 Nëntor 2025, 11:26
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
Ministri i jashtëm Georg Georgiev u takua me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Sofje. Në ambasadën e Danimarkës, e cila mban kryesinë e rrotaionit të Këshillit të BE-së, ministri Georgiev vuri theks të veçantë mbi mbështetjen për Ukrainën, politikën e zgjerimit të BE-së dhe sigurinë në rajonin e Detit të Zi. U vu në dukje se uniteti i BE-së është me rëndësi të dorës së parë për një marrëveshje të ardhshme paqësore në Ukrainë.
Georg Georgiev theksoi se zgjerimi i BE-së mbetet një prioritet kryesor për Bullgarinë dhe përgëzoi Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë për përparimin, përpjekjet dhe reformat e ndërmarra. Ai nënvizoi nevojën që të gjitha vendet kandidate të përmbushin angazhimet e marra ndaj BE-së dhe rëndësinë e ruajtjes së unitetit në marrjen e vendimeve në fushën e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si edhe në politikën e zgjerimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: MPJ
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova