Artikull
Greqia, Bullgaria dhe Qipro kërkojnë të marrin drone ushtarakë
Premte 28 Nëntor 2025 11:39
Premte, 28 Nëntor 2025, 11:39
FOTO: Ministria e Mbrojtjes
Madhësia e shkronjave
Bullgaria, Greqia dhe Qipro paraqitën një propozim të përbashkët për furnizim me dronë në kuadër të programit evropian “Masat e Sigurisë së Evropës”. Interesi është për zhvillimin dhe dorëzimin e dronëve të vegjël të klasit të parë, të prodhuar sipas standardeve të NATO-s. Bullgaria është e interesuar për sistemet kundër–dron “Kentavros” dhe “Hyperion”, të cilat tashmë u zhvilluan nga Greqia dhe u testuan me sukses për mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq.
Pritet fillimi i prodhimit masiv për nevojat e ushtrisë greke, dhe sipas mediave greke, Bullgaria dhe Qipro kërkojnë gjithashtu t’i marrin këto sisteme. Ekziston interes edhe për dronët detarë, të cilët Ukraina dhe Greqia do t'i prodhojnë në Athinë. Financimi do të bëhet përmes kredive evropiane me interes të ulët, raporton korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Mbrojtjes